Ambasadorja e SHBA për vizitë në Ulqin

0

Ambasadorja e SHBA-së Margaret Ann Uyehara ndodhet sot për vizitë në komunës e Ulqinit ku do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Pas një vizite në Kriporen e Ulqinit ajo do të shkojë në Anë të Malit ku do të bëjë një vizitë në xhaminë e Krythës e cila është ndërtuar m e ndihmën e diasporës nga SHBA-ja.

Në kuadër të kësaj vizite ambasaodrja Ujehara do të vizitojë edhe zyrën për bashkëpunim me diasporë në Katërkollë, si dhe do të shtrojë një drekë me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka, korrespondentin e Zërit të Amerikës Ali Salaj, dhe kryetarin e BKA-së  Kabil Kurtin.