Ambasadori i ri i Turqisë për vizitë nëUlqin

0

Ambasadori i ri i Turqisë në Malin e Zi Serhat Galip, do të jetë sot për vizitë në Ulqin. Galip gjatë vizitës së tij do të takohet me zyrtarët  e Komunës së Ulqinit  përfaqsues të organizatave joqeveritare dhe atyre të biznesit.

Në ora 12,30 në hotelin “Dolcino”, ambasadori i Turqisë do të ketë një takim me antarët e Ulcinj Business Association, ku tema e takimit do të jetë mundësia e bashkëpunimit midis biznismeneve nga Ulqini dhe atyre nga Turqia.

Galip në postin e ambasadorit në Mal të Zi ka zevendësuar ambasadorin e mëparshëm Mehmet Nijazi Tanilir.