Ambasadoret e tre vendeve europiane kërkojnë mbrojtjen e Kripores

0

Ambasadorja e Francës Veronik Brumo, e Polonisë Grazina Sikorska, dhe e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker, në bisedat me përfaqsuesit e Ministrisë së punëve të jashtme dhe asaj të turizmit, i kanë bërë thirrje qeverisë së Malit të Zi të mbrojë zonën e Kripores, shkruan “Dan”.

Ato e kanë rikujtuar qeverinë se si nënshkruese e konventave të Bernit, Bonit dhe Ramsarit ka përgjegjësi për ruajtjen e kësaj zone me rëndësi ndërkombëtare.

Ato kanë theksuar se këto vende e kanë mbështetur gjthmonë mbrojtjen e Kripores dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin edhe në të ardhmen.

E pyetur se çfarë sanksionesh mund të ketë Mali i Zi nëse nuk e shpall Kriporen zonë të mbrojtur, ambasadorja e Gjermanisë Shtajnaker tha se ajo dhe dy koleget e saja nuk mund të vendosin sanksione por imazhi ndërkombëtar i Malit të Zi do të pësonte dëm të madh.

Kriporja ndodhet në pronësi të Eurofondit që nga viti 2003, dy vite më pas hyri në bankrotim të programuar, kurse aktualisht ndodhet në bankrot total.