Ambasada e Turqisë: Prezantim për bursat studentore

0

Ditën e enjte me 12 mars 2015, ambasada e Turqisë në Mal të Zi do të organizojë prezantim në lidhje me bursat që ky shtet ofron në lidhje me studimet themelore, ato pas universitare si dhe të doktoraturës.

Prezantimi do të mbahet në hotelin “Ramada” në Podgoricë me fillim në ora 19.00.

Të pranishmëve do tu drejtohet edhe ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Mehmet Niyazi Tanilir.

Pas prezantimit të interesuarit do të kenë mundësi të bëjnë pyetje në lidhje me studimin në Turqi.