Ambasada e Kosovës me përfaqësi edhe në Ulqin

0

Drejtuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi kanë qëndruar dje në Ulqin për herë të parë në mënyrë zyrtare.

Ambasadori Srgjan Sentiq dhe sekretari i parë i përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Podgoricë Blerim Xhemajli kanë vizituar Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), ku u takuan me Kryetarin e KKSH dhe deputetin Genci Nimanbegun dhe sekretarin e KKSH Faik Nikën.

Në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Ndër gjërat më të rëndësishme që u thanë gjatë takimit është se Ambasada e Kosovës do të hapë një përfaqësi edhe në Ulqin, e kjo pritet të realizohet përpara fillimit të sezonit të ardhshëm turistik.