Amaterët Profesional: Shfaqje nga nxënësit e shkollës së mesme

0

Nesër ditën e dielë në Qendrën për Kulturë, nxënësit shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkimi”, do të japin shfaqje të përgatitur nga vetë ata.

Të organizuar me ndihmën e profesoreshës së tyre Ljubica Vujosheviq, grupi i quajtur “Amaterët profesional” kanë disa muaj që po bëjnë prova. Në fillim provat i mbanin në ambientet shkollore ndërsa kohët e fundit në Qendrën për Kulturë.

Nxënësit do të sjellin para spektatorëve talentet e tyre në skeçe, imitime, talent show, kurse disa aktivitete do të jenë surprizë.

Pjesa më e madhe do të jetë në gjuhën malazeze por do të ketë pjesë edhe në gjuhën shqipe.

Shfaqja fillon në ora 18.00 dhe të gjithë janë të mirsëardhur.