Aksident në gjueti: Lëndohet Haxhi Ardoliq

0

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident në gjueti, i cili fatmirsisht kaloi pa pasoja të rënda.
Gjatë gjuetisë, si pasojë e rikoshetës së plumbit u lëndua Haxhi Ardoliq, i cili u dërgua në Qendrën Spitalore në Podgoricë për shkak të plagës në kokë.

Nga policia u ndalua Luli Tagani, si i dyshuar për shkrepjen e plumbit i cili pas përplasjes në shkëmb goditi Ardoliqin. Pas procedurave të kryera, Tagani u la të mbrohet i lirë.

Për gazetarin e “Vijestit” një nga dëshmitarët ka konfirmuar se cdo gjë ishte aksidentale, dhe se incidenti kishte ndodhur tek sa po gjuanin derrat e egjër.