Dan: Gjeka akuzohet rëndë për nepotizëm

0

Në një artikull të sotëm të gazetës “Dan”, kryetari i Komunës Fatmir Gjeka akuzohet se i ka mundësuar një kandidati i cili nuk përmbush kushtet e duhura , të hyjë në listën e kandidatëve për këshilltarë të tretë të kabinetit.

Kjo akuzë  është drejtuar nga kandidati tjetër Irfan Mehmedoviq, i cili thotë se i plotëson të gjitha kushtet e konkursit të hapur, kurse kundërkandidati i tij, Arben Xhurreta, nuk ka as diplomën e nostrifikuar dhe as provimin profesional për punë në organet shtetërore. Mehmedoviq thotë se arsyeja e vetme që Xhurreta ndodhet në listë eshtë aktivizmi i tij politik në Partinë DemokratikeGjekës dhe lidhjet e tyre miqësore.

Nga Sekretariati për veprimtari shoqërore i cili drejtohet nga Ahmet Aloshi, kanë konfirmuar konkursin dhe janë mbrojtur se kandidati pa provim profesional mund të pranohet nëse e jep atë brenda gjashtë muajsh, çka sipas gazetës Dan nuk është e saktë, pasi kjo mundet vetëm në rastet kur në konkurs nuk paraqitën kandidatë tjerë.

Punësimi pa kriter i kuadrove partiak nuk është diçka e re në komunën tonë, por kohët e fundit ka marrë përmasa katastrofale, sa që në disa zyra ka edhe mungesë të karrigeve dhe inventarit përkatës për të shërbyer të gjithë ato që janë në punë.