Akuaparku: Po shqyrtohen edhe lokacione tjera

0

Saga e gjetjes së vendit për ndërtimin e parkut të shumëpritur ujor vazhdon edhe më tej.
Sic shkruan “Dan”, pushteti lokal i Ulqinit është duke shqyrtuar alternativa tjera për lokacionin e ndërtimit të parkut, përvec tokës së kontestuar nga Rudoviqët.
Sipas kësaj gazete, vendi i ri do të jetë më afër Adës dhe është poashtu tokë e kontestuar, por pronarët janë të gatshëm të pranojnë kushtet e qiramarrjes.
Nga Komuna presin që edhe Komisioni për kthimin e pasurisë të marrë vendim të ngjashëm me Ministrinë e financave përsa i përket tokës së kontestuar nga Rudoviqët, cka do të thotë që ajo do ti kthehet në dispozicion të saj.