Aktorë të mrekullueshëm për shfaqje të mrekullueshme

0

Regjisori i famshëm i teatrit italian Dario Fo, me siguri  nuk do ta ketë menduar ndonjëherë se do ta fitonte cmimin Nobel për literaturë. Por në vitin 1997 kjo u bë realitet. Aq më pak do ti ketë shkuar ndërmend se një vepër e tij do të shfaqej në Ulqin.

Falë trupit të teatrit nga Tirana, edhe kjo u bë realitet. Dhe për kënqësinë e të pranishmeve, kjo shfaqje nuk ishte vetëm një pjesë e rëndomtë e  cila do të tentonte ti sillte publikut dicka nga kultura evropiane, por me një interpretim të shkëlqyer të aktorëve, u duk sikur kemi përballë një pjesë nga ana humoristike e të përditshmes.

Përgëzimet duhet tu shkojnë aktorëve Pjerin Vlashi, Brikena Sinanaj, Edvin Mustafa, Alesia Xhemalaj, Orsi Vangjeli dhe njëkohësisht edhe regjisores Alma Hoti Memo për interpretim të mrekullueshëm, dhe falenderimet për atë që na mundësuan ti kalojmë disa caste ndryshe.

Ato që ishin në sallë e kuptojnë fare mirë rëndësinë e shfaqjeve të tilla për publikun e etur të qytetit, i cili edhe pse i pakët në numër, nuk është se nuk ekziston.

E për ata që për arsye të ndryshme nuk ishin aty, radhën tjetër nuk duhet të mungojnë.