Akt vandalizmi: Kosovarëve u demtohen makinat dhe shkarraviten me 4 S

0

Persona akoma të paidentifikuar kanë vandalizuar disa automjete në Plazhin e Madh, pronarët e të cilëve janë nga Kosova, shkruan Pobjeda.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit Coco Beach, dhe dëmet në automjete janë të konsiderueshme. Përvec thyerjes së xhamave dhe gërvishtjes së karroserisë, vandalet kanë lënë edhe shenjën identifikuese: 4 S të vizatuara në to.

Për ngjarjen është lajmëruar edhe policia e cila ka ardhur në vendngjarje dhe ka kryer procedurën përkatëse.

Deri tani nuk ka njoftim për kapjen e autorëve.