Aksidenti: Padi ndaj shtojakut për bagëtitë

0

Policia e Ulqinit ka bërë deklarim penal ndaj Anto Cataliq prej Shtojit, si fajtor indirekt për aksidentin me motocikletë ku humbi jetën Millosh Todoroviq nga Tivari, shkruan “Vijesti”.

Sipas policisë, Cataliq është pronar i lopëve të cilat të pa kontrolluara po lëviznin nëpër rrugë.
Edhe pse shumë frekuente, rruga është e pa ndricuar dhe si pasojë Todoroviq u përplas me kaun që po kalonte rrugën.
Bashkudhëtarja e tij Lidija Kapiciq, është e lënduar rëndë dhe ndodhet në spital.