Aksident rrugor në Tivar. Ka edhe të lënduar

0

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në lagjen Celuga në hyrje të Tivarit, raporton portali Bar Info.
Sipas këtij portali, në aksident kanë marrë pjesë disa makina, njëra prej të cilave ishte me targa të Shqipërisë.

Si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda Zyra Mehani (54) nga Ulqini, kurse akterët e tjerë të aksidentit kanë kaluar mirë.

Hetimi për aksidentin është në vijim.