Aksident në Pinjesh: Një i ri pëson dëmtime të rënda

0

Stefan Nikoliq ( 21 ) nga Ulqini, u plagos rëndë në një aksident që ka ndodhur dje rreth orës 17, në lagjen Pinjesh , mbi Kullën e Sahatit.

Sipas informatave jozyrtare , Nikoliq ishte i vetëm në makinën ” Opel Tigra ” (ULAA372) dhe po udhëtonte nga drejtimi i Pinjeshit për në qytet. Në një moment ai e humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas me një shtyllë të ndriçimit publik , e cila është thyer nga forca e përplasjes.

Pasi është gjetur pa ndjenja dhe me dëmtime të konsiderueshme, i riu është dërguar urgjent në spitalin e Tivarit.

Hetimi është kryer oficerët e policisë , dhe hetimet do të tregojnë se pse dhe si ka ndodhur aksidenti .