Aksident në Pinjesh. Lëndohet shtetasi shqiptar

0

Sot rreth mesditës në lagjen Pinjesh ka ndodhur një aksident automobilistik, ku si pasojë drejtuesi i automjetit me inicialet F.R nga Shqipëria, ka pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën, shkruan portali Vijesti.

Sipas informatave paraprake, automjeti i tipit Renault me targa AA 716 PC, ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit.