Aksident me motocikletë. Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

0

foto: Vijesti

 

Milosh Todoroviq (48) nga Tivari ka humbur jetën pas një aksidenti me motocikletë, i cili ndodhi mbrëmë vonë në afërsi të Adës, njofton portali “Vijesti”.
Me të në motocikletë ndodhej edhe Lidija Kapiciq nga Novi Sadi, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Tivarit.
Sipas informatave paraprake nga hetimi, Todoroviq me motocikletë hasi në bagëti që ndodheshin në rrugë.