Aksident automobilistik në Krruç

1

Sot rreth orës 6.00 të mëngjesit në rrugën Ulqin-Tivar, në afërsi të Krruçit, ka ndodhur një aksident automobilistik. Në aksident kanë marrë pejsë 3 makina dhe si pasojë janë lënduar 3 persona.

Për shkak të aksidentit rruga ishte përkohsisht e bllokuar.

Sic mëson portali ynë, një nga makinat i takon komunës së Ulqinit, shoferi i së cilës Albert Nimanbegu. ka pësuar thyerje të këmbës, kurse nënkryetari i komunës Ardian Mavriq i cili ndodhej në makinë me të, ka pësuar lëndime të lehta.

Deri tani nuk ka të dhëna nga policia për shkaqet e aksidentit, por nga burimet tona dyshohet se se njërin prej pjesmarrësve në aksident e ka zënë gjumi, cka si pasojë kishte daljen nga rruga e vet dhe përplasjen me 2 automjetet në anën tjetër.

1 Koment

  1. Ky me makinë të komunës a ka qenë në rrugë zyrtare apo e ka keqpërdorur?

Comments are closed.