Aksident automobilistik në Kodra

0

Mbrëmë rreth orës 22,30 në lagjen Kodra, ndodhi një aksident automobilistik i cili fatmirsisht kaloi pa pasoja të rënda.

Aksidenti ndodhi si pasojë e daljes nga rruga e automjetit tip opel corsa dhe përplasjes për monumentin në anën tjetër të rrugës.

Policia ishte në vendngjarje por akoma nuk ka njoftime zyrtare në lidhje me aksidentin.

Mësohet se udhëtarët në automjet nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.