Ahengu Shkodran: Thjesht fenomenal!

0

Të pranishmit në sallën e Qendrës për Kulturë patën sonte mundësinë të shijojnë një spektakël të vërtetë të ndërthurur në interpretimin e jashtëzakonshëm të këngëve të vjetra shkodrane dhe koreografinë gracioze të shoqatës artistike “Tradita”, përcjellur edhe nga interpretimi i shkëlqyer i Egzona Salaj.

Miqtë nga Shkodra treguan edhe njëherë se pse qyteti më i madh verior i Shqipërisë njihet si djepi i kulturës dhe i vlerave të vërteta artistike.

Eshtë fatkeqësi që numri i të pranishmëve në sallë nuk ishte i mjaftueshëm për të duartrokitur sa e meritonte interpretimi fenomenal i tyre.

Shpresojmë se spektakle të tilla do të bëhen zakon për qytetin tonë, duke aspiruar edhe për një ndërgjegjësim të popullit dhe orientimin e tij drejt vlerave të vërteta kulturore.