Afera Kalcopoli edhe në Mal të Zi. Arrestohen 5 futbollistë

0

Policia e shtetit ka arrestuar sot në mëngjes 5 futbollistë me akuzë të trukimit të ndeshjeve, njoftojnë mediat malazeze. Siç bëhet e ditur, janë arrestuar Novak Rajkoviq i klubit FK Berane, Stefan Lutovac (FK Radniçki), Milenko Neriq (Bokelj), Milovan Nikoliq (Iskra), dhe Mihaillo Raduloviq (Cetinje).

Të arrestuarit janë shoqëruar në komesariatin e policisë së Beranes.

Ka kohë që qarkullojnë zëra për trukimin e ndeshjeve në kampionatin malazez, por deri tani nuk ka pasur tentativa për zbardhjen e kësaj dukurie shkatërruese për sportin.