Afera Copyright: Gjeka po hetohet nga Prokuroria e Shtetit

0

Prokuroria e Shtetit ka hapur hetime ndaj kryetarit të komunës së Cetinës Aleksandër Bogdanoviq, dhe atij të Ulqinit Fatmir Gjeka,
lidhje me nënshkrimin e një kontrate me kompaninë Copyright nga Budva, shkruan gazeta Dan.

Sipas kësaj kontrate, kryetarët Bogdanoviq dhe Gjeka, pothuajse në të njëjtën kohë dhe me shifra identike, i kanë kaluar obligimet që Budva u detyrohej Cetinës dhe Ulqinit, në kompaninë Copyright, pronar i së cilës është biznesmeni kontrovers nga Budva Marko Kentera.
Arsyetimet për këtë, sipas kontratës, janë detyrimet e këtyre dy komunave ndaj kompanisë Copyright. Në rastin e Ulqinit Organizata turistike i detyrohej kësaj kompanie shumën prej 27.500 euro, por sipas Prokurorisë nuk ka provë reale që e vërteton këtë borxh.

Në emër të komunës kjo kontratë është nënshkruar nga kryetari Fatmir Gjeka dhe drejtoresha e OT-së Zana Sarvan.

Kryetari i Cetinës Aleksandër Bogdanoviq, është dhëndërr i ish-zyrtarit të lartë të PDS Svetozar Maroviq.

 

kontrata11