Afera Canka : Del në pah mashtrimi i radhës.

0

Afera Canka merr një përmasë edhe më të madhe, pasi përpjekjet e tij për t’u shfajësuar dhe kundërshtuar vendimin e gjykatës nxjerrin në pah një tjetër mashtrim, kësaj radhe jo ndaj komunës por ndaj shtetit.

Së pari duhet t’iu rikujtojmë lexuesve se mashtrimi i parë u bë kundrejt Komunës së Ulqinit dhe që fatuarat me të cilat Mustafa Canka tentoj të mashtrojë u cilësuan fiktive edhe nga vendimi i gjykatës. Mirëpo deklarata e tij e fundit  në portalin e tij ku thotë: “..Do t’ja japin edhe një mundësi Gjykatës ekonomike të përmirësojë gabimin, e nëse jo, ecim me çështje civile gjyqësore. Tashmë e dëshmuan të mashtruesit flasin të pavërtetën!”, na detyroj që këto të dhëna ti verifikojmë në të dhënat e zyrës tatimore ku faktet verifikojnë prapë që faturat janë fiktive dhe nuk figurojnë fare në paraqitjen e bilancit vjetor.

Në analizën e bërë, del se faturave fiktive që dorëzoi në komunë i përkasin vitit 2016 si dhe vitit 2017. Faturat e kërkuara prej tij për vitin 2016 e kane vlerën totale 1.166 €Tek bilanci i tij personal gjendjes financiare, nëse i referohemi planit kontabël sipas standardeve te kontabilitetit, faturat e vitit 2016 ne vlerën prej 1.166 € duhet te ishin te evidentuara tek kontoja sintetike ose grupimi 20,21,22 tek të arkëtueshmet (potraživanja).

Pra tek grupimi 20 bëjnë pjesë të arkëtueshmet nga ana e shitjes se prodhimeve, mallit dhe shërbimeve, ne përputhje me standardet MRS18, MRS 39. Në fushën ku duhet të ishin këto fatura tek raportimi i të ardhurave të Cankës figuron shuma -2,0 euro. Kjo tregon se mungojnë 1164 € të cilat janë të “fshehur” nga bilanci vjetor ose në atë kohë nuk kanë ekzistuar fare sepse faturat fiktive janë sajuar më vonë.

Tek bilanci i suksesit tek grupimi 60,61, ku bëjnë pjese te hyrat nga ana e shërbimeve, po ashtu nuk i kemi te evidentuara faturat e pretenduara prej Mustafa Cankës. Këtu vlen te theksohet se te hyrat nga ana e shërbimeve te portalit Ul-info për vitin 2016 ishin vetëm 690 € ndërkohë që nëse faturat do të ishin të sakta kjo shumë duhet të ishte më e madhe, pra tregon gatishmërinë e Cankës për të bërë evazion fiskal.

Gjithë kjo situatë dëshmon edhe njëherë që faturat në fjalë janë FIKTIVE. Po ashtu dëshmon se Canka përveç Komunës së Ulqinit, me portalin Ul-Info mashtron edhe shtetin e Malit të Zi duke manipuluar deklarimet vjetore që janë obligim ligjor dhe që abuzimet të tilla dënohen me ligj.

 

*Afera Canka doli në pah pasi që Komuna kontestoj faturat fiktive të portalit Ul-Info dhe pas vendimit të gjykatës ekonomike e peri publike.

*Pronari i Ul-info Mustafa Canka regon ashpër duke i quajtur mashtrues Komunën dhe gjykatën ekonomike.

*Kryetari i KK DPS-it prononcohet që ai i ka porositur dhe nënshkruar rregullisht çdo faturë dhe që kryetari i komunës nuk i ka paguar.

*Pas kësaj reagon kabineti duke publikuar çdo faturë, pa nënshkrim dhe pa vulë të evidencës nga arkivi.

*Musafa Canka nuk dorëzohet duke quajtur kryetarin e Komunës mashtrues kurse mbron Loro Nrekiqin që sipas tij pranoj burrërisht ekzistencën e këtyre faturave.