Këngëtari i njohur nga Ulqini Adrian Lulgjuraj, do të konkurojë edhe këtë vit në spektaklin “Festivali i Këngës” që do të mbahet në Tiranë me 27 dhjetor.
Ai në festival do të marrë pjesë me këngën “Jeto dhe ëndërro”, të cilën e ka inçizuar pas tre viteve pushim. Fituesi i këtij festivali do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ku Lulgjuraj edhe ishte përfaqësues tre vite me parë pasi së bashku me Bledar Sejkon triumfuan në finale me këngën “Identitet” .
Këngën e re mund ta ndiqni më poshtë.