Ada: Vjelja e taksave jo sipas planit. Mjetet e vjelura nuk dihet se ku shkojnë

0

Të Mirat Detare po hasin në vështirësi të konsiderueshme në vjeljen e taksave për shfrytëzimin e tokës shtetërore nga pronarët e shtëpizave në Adë dhe brigjet e Bunës, shkruan “Vijesti”.

Edhe pse janë treguar fleksibil ndaj kësaj dukurie, 85 nga 102 pronarë akoma nuk kanë renovuar kontratën, edhe pse afati ka skaduar që nga viti 2014.

Kjo vjen edhe si rezultat i politikës inerte të vetë ndërmarrjes, e cila u mundson pronarëve zvarritjen e shlyerjes së detyrimeve pasi këto shtëpiza nuk do të jenë në listë për rrëzim, duke pasur parasysh që njëherë e kanë nënshkruar kontratën.

Taksa për këto shtëpiza ndryshon sipas madhësisë së objektit: 10 euro për metër katrorë për ato me madhsi deri në 30 metër katrorë, 15 euro për ato nga 30-60 metër katrorë, 25 për ato nga 60-100 metër katrorë, kurse për ato përmbi 100 taksa është 35 euro për metër katrorë.

Një problem tjetër është edhe investimi i mjeteve të vjelura gjer më tani nga këta pronarë. Edhe pse nga të Mirat Detare është premtuar se kato mjete do të shkojnë për përmirsimi  e gjendjes katastrofale të kanalizimit dhe ujrave të zeza në Adë, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Nga kjo ndërmarrje thonë se prioritetin e projekteve e cakton pushteti lokal dhe se këto mjete kanë shkuar në projekte të tjera.

Për këta arsye, me iniciativë të deputetit Darko Pajoviq, në përlament do të ndëgjohen ministri i turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe drejtori i të Mirave Detare Rajko Baroviq.

Sipas Pajoviq, investimet e kësaj ndërmarrje në komunën e Ulqinit, janë shumë më të vogla se sa të ardhurat nga vjelja e taksave në këtë komunë.