Ada: 68 shtëpiza gati për shëmbje

0

Ndërmarrja e të Mirave Detare ka njoftuar se 68 shtëpizat në Adë, pronarët e të cilave nuk kanë kryer obligimet e tyre për vitin 2014, dhe as kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e tokës shtetërore, do të rrëzohen dhe fshihen nga evidenca dhe plani.

Gjithashtu ato kanë njoftuar pronarët se ndaj tyre do të ngrejnë çështje penale për shkak se nuk kanë shlyer obligimet për vitin e kaluar.

Pronarët kishin afat deri me 31 mars 2014 të nënshkruajnë kontratën, bile ka kaluar edhe afati i sivjetshëm. Të Mirat Detare vazhdimisht i kane shtyrë afatet, duke vendosur përfundimisht 31 dhjetorin 2014 si afatin final.

Gjatë kësaj kohe 34 prej tyre, nga 102, i kanë shlyer detyrimet, kurse për 68 të mbetur do të merren masat e përmendura.

/vijesti/