Abazoviqi kërkon ndihmën e Frontit Demoratik për formimin e klubit

0

Bojaniq dhe Abazoviqi kërkojnë ndihmën e Frontit Demoratik për formimin e klubit

Ish deputetët e Malit të Zi Pozitiv Mlladen Bojaniq dhe Dritan Abazoviq i kanë propozuar liderit të Frontit Demokratik Miodrag Llekiq që FD ti “huazojë” njl deputet që ta formojnë klubin e deputetëve, transmeton Vijesti.

Sipas burimeve nga FD dhe burimeve nga rrathët e deputetëve të Malit të Zi Pozitiv, Llekiq tha që për këtët do të këshillohet në Front dhe që këtë pyetje do ta shqyrtojnë në mënyrë sa ma serioze.

Bojaniq më pare ka shprehur se ekziston mundësia që me Abazoviqin dhe me një deputet tjetër nga opozita të formojnë klubin e deputetëve, pas së cilës ish deputeti i Malit të Zi pozitiv tha që mos ta konsiderojnë atë. Milaniq tha që pas shkëputjes nga Mali i Zi Pozitiv kaloi në Klub të FD-së.

Bashkëfolësi i Vijestit konfirmon se ish deputetët e Pozitives insistojnë në formimin e klubit për shkaqe teknike, sepse në këtë mënyrë do i siguronin sipërfaqet në parlament, sekretarin e klubit, përfaqësuesin në Kolegiumin e kryetarëve të Parlamentit dhe mundësinë të shtrojnë pyetje në orën e kryeministrit dhe diskutimet parlamentare.