Abazoviq për vizitë në SHBA: Takim edhe me komunitetin boshnjak

3

Nënkryetari i lëvizjes qytetare “URA” Dritan Abazoviq, ka udhëtuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat malazeze.

Qëllimi i vizitës do të jetë takimi me përfaqsuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan në lidhje me krizën politike dhe antarsimin në NATO, si dhe takime me komunitetin boshnjak atje.

Gjatë vizitës, Abazoviq do të jetë mysafir i Lidhjes Boshnjake të Malit të Zi në Njujork, me përfaqësuesit e së cilës janë paraparë disa takime, ka konfirmuar Abazoviq për “Vijesti”.

Sipas këtij portali, Abazoviq nga Departamenti i Shtetit do të kërkojë edhe përkrahjen për antarsimin e Malit të Zi në NATO.

3 KOMENTET

  1. Boshnjaket??!!!

    Mar Dritan! Ke harru se sa Shqiptar ke ne SHBA. Ke tret rruge mar djal!

  2. Ja kush voton per kete djalosh, Boshnjakt! Keni kujdes SHQIPTAR , mos votoni per kete boshnjakofillë.

  3. Nuk ka tret rrugen ky, Jo. Abazoviqit jan ma boshnjak se vet izetbegoviqi I ndjer. Keta ma perqef e kan me fol serbisht apo boshnjakisht . dikur babat e tyre jan dyshmua si jugosloven te perkushtuar , cka do veç shqiptar Jo. Njerz qe I ikin vetvehtes jan the padeshiruar nga çdokush.

Comments are closed.