Abazoviq Kryetar i ri i partisë URA.

0

Dritan Abazoviq u zgjodh kryetarë i partisë URA në Kuvendin mbajtur sot në ish pallatin e qeverisë në Podgoricë.

“Do të provojmë që të ndërtojmë 40 hotele në Bregdet dhe 10 në veri të Malit të Zi çka do të sjellë 7000 vende të reja pune.”, tha Abazoviq.

Ai foli edhe për industrinë e drurit ku ndër të tjerë tha që nuk duhet nuk duhet të presim pyjet tona dhe mushkëritë tona,  çka nga pushteti i keq e çka nga ajri i keq. “Ne duhemi të përpunojmë gjërat tek ne dhe duhet të bëjmë prodhimet tona në Mal të Zi.”, vazhdoi ai.

Ai ceku që pushteti potencon grindjen e opozitës nëpërmes mediave që i ai karakterizoi  si “pisllëku i madh i importuar në vitin 1990”.

Në kongres kishte shumë të ftuar nga jeta politike dhe shoqërore dhe në dukje të veçantë ishte prezenca në radhë të parë të pronarëve të gazetës ditore “Vijesti”.