Abazoviq: Kongresi i Berlinit dhe kryengritja datat më të rëndësishme të Malit të Zi.   

0
Dritan Abazoviq, Rajka Glushica dhe Zharko Rakçeviq

“Pran Kongresit te Berlinit i cili ishte shumë i rëndësishëm, kryengritja e 13 korrikut si kryengritja me e madhe ne Evropë gjatë viteve 1941 ku kanë marre pjese mbi 30.000 njerëz , është ylli përcjellës por edhe themeli i pavarësisë se Malit te Zi, si shteti me i bukur ne bote.”

Këto ishin fjalët e kryetarit te partisë URA Dritan Abazoviq për ditën e Shtetësisë se Malit te Zi.

“Dy data te ndritshme te historisë krenare te Malit te Zi ku me pare pranohet e pastaj mbrohet sovraniteti i Malit te Zi, duhet të jetë udhërrëfyesi ynë i qartë në Malin e Zi te sotëm ekonomik, me politike servile ndaj me te fortëve, dhe sigurisht vlerave superiore sikur të shteteve të mëdha evropianë dhe botërore” shtoj Abazoviq

Kujtojmë qe 13 korriku festohet si dita e shtetësisë se Malit te Zi duke kujtuar ditën e mbylljes se Kongresit te Berlinit me 13. korrik 1878 ku shtetet e fuqishme te asaj kohe vendosen që Malit te Zi ti aneksohet Tivari, Plava dhe Gucia dhe Malit te Zi u jap drejta te lundrojnë nëpër Bunë dhe të dalin në Ulqin.