Abazoviq akuzohet për nepotizëm

0

Në një deklaratë për të përditshmen “Dan”, anëtari i Këshillit Qendror i Malit te Zi Pozitiv nga Ulqini, Nikola Batriqeviq, ka akuzuar kolegun e deridjeshëm për nepotizëm.

Ai u ka bërë thirrje të dy ish këshilltarëve të Malit të Zi Pozitiv, Arijana Kurmemoviq dhe Abazoviqit, që të japin dorëheqjen pasi në ato poste kanë ardhur nga lista e kësaj partie.

Ai poashtu ka akuzuar ish kolegun, se në këshillet drejtuese të ndërmarrjeve publike, ka larguar ato që i kanë qëndruar besnik kësaj partie, dhe ka vendosur të afërmit e vet.

 

Abazoviq me ndihmën e shumicës ka larguar nga këshilli drejtues të ndërmarrjes për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave, Fuad Lamezhoviqin, vetëm sepse i ka mbetur besnik partisë, dhe se në vend te tij ka vendosur nje kushëri të vetin, shprehet Batriqeviq.

 

Në anën tjeter, në deklaratën për “Dan” Abazoviq  i ka quajtur akuzat si të pakuptimta the të pasakta.Ai tha se mbas daljes nga Mali i Zi Pozitiv, edhe atë e kanë larguar nga cdo këshill në të cilin ka marrë pjesë, dhe se ai vetëm ka shfrytëzuar mundësit ligjore që në Ulqin ta bëjë një gjë të tillë.

“Nëse ish kolegët nga Mali i Zi Pozitiv do të ndihen të kënaqur, unë i pranoj te gjitha akuzat”, përfundoi Abazoviq.