A po shkon RTV Ulqini drejt falimentimit?

1

Radiotelevizioni i Ulqinit vazhdon të përballet me probleme të njëpasnjëshme. Sikur mungesa e rrogave të mos majftonte, tani është bllokuar edhe xhiro llogaria.

Portali ynë mëson se shkak për këtë është borxhi që kjo ndërmarrje i detyrohet këshillit drejtues prej vitit 2008 deri në 2012. Borxhi sipas informatave duhet të jetë rreth 20.000 euro, por kur llogaritet interesi dhe shpenzimet e tjera ka gjasa që ti kapërcejë 30.000 eurot.

Siç thonë burime nga kjo ndërmarrje, ardhja në këtë situatë mund të evitohej sikur udhëheqja me në krye drejtorin do të ishin marrë vesh për pagesën e borxhit me këste. Pasi kjo gjë nuk ndodhi, këshilli i vjetër kërkoi pagesën e borxhit në rrugë gjygjsore, duke shkaktuar edhe bllokimin e llogarisë.

Tani situata është e tillë që kësaj ndërmarrjeje i janë ndërprerë telefonat dhe energjia elektrike, kurse borxhi total rritet dita ditës. Se si do të shkojë situata vështirë të thuhet por ka ndërmarrje që kanë falimentuar edhe për borxhe më të vogla.

1 Koment

  1. X personi qe nuk egziston as nuk mund te vdes, prandaj RTV Ulqini nuk egziston as ne toke e as ne eter prandaj nuk mund te falimentoj.

Comments are closed.