A kontrollohet në kufi pagesa e tatimit turistik?

0

Tatimi turistik apo i njoftur edhe si tatimi i vendbanimit (boravisna taksa), është një tatim i cili paguhet nga turistët në qytetin ku ato kalojnë pushimin. Ai në Mal të Zi ndryshon nga qyteti në qytet. Në Ulqin për momentin është 0.50 euro në ditë.

Vjelja e këtij tatimi në Ulqin, duke marrë parsysh numrin e madh të objekteve hotelerike të paregjistruara, është një punë Sizifi për inspektorët komunal, cka përfundon kryesisht në dëm të Komunës.

Përvec kësaj, ekziston edhe një problem tjetër i mosvjeljes së kësaj takse, apo mosparaqitjes/mosregjistrimit të mysafirëve që qëndrojnë në Ulqin, ai i kontrollit të tyre në kufi se a e kanë paguar këtë taksë apo jo.

Drejtoresha e Organizatës Turistike të Malit të Zi, Zhelka Radak Kukaviciq, tha se nuk bëhet kontroll në kufi nëse turistët e paguajnë tatimin turistik apo jo. Ky reagim i saj erdhi si pasojë e shkrimeve në gazetat serbe se policët në kufi i kontrollojnë turistët nëse e kanë paguar këtë taksë.

Ajo cka ngjall cudi është se edhe turistët nga Kosova, sidmos ato që në vendlindje ktheheshin nga kalimi i Kullës, shpesh vitet e fundit janë ankuar për kontroll nga policët kufitar në lidhje me këtë taksë.

Nuk dihet qartë se si është rregullorja e punës së policisë kufitare dhe se a kanë të drejtë ta ushtrojnë këtë kontroll, por të dhënat tregojnë se ato e kanë kryer atë bile edhe duke u shkaktuar probleme të shumta turistëve.

Drejtoresha Kukaviçiq nuk e bëri të qartë se a është ndërprerë ky rregull këtë sezon apo ajo thjesht nuk ka informata të sakta në lidhje me këtë fenomen. Nuk do të ishte çudi të ishte kjo e dyta.