A janë 150.000€, arsyeja se pse Gjeka i ofron DPS-it kryetarin e Komunës?

2

Siç kemi njoftuar më herët Kryetari i Komunës në vitin e kaluar ka shpenzuar rreth 150.000 euro me tepër se kishte të parashikuar në buxhetin e tij.

Këtë vit duhet të kishim pritur më pak shpenzime duke konsideruar që pjesën më të madhe të vitit buxheti i komunës ishte i bllokuar dhe komuna ka akumuluar shuma të mëdha të borxheve, por jo. Kryetari ka vazhduar të njëjtën praktikë edhe në vitin 2015.

Sipas të dhënave që disponojmë, Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka nga 250.000 euro që kishte të parashikuar për këtë vit ka shpenzuar rreth 400.000 euro.

Pra përsëri 150.000 euro më tepër. E këto tejkalime ishin në reprezentacione, ndihma sociale, shpenzime mediatike kontrata te ndryshme etj.

Shpenzimet marramendëse të këtyre dy viteve dhe aktivitetet e dyshimta të Fatmir Gjekës ndoshta janë edhe arsyeja kryesore se pse i ofron DPS-it vendin e Kryetarit në bisedimet për pushtetin e ri në Ulqin.

2 KOMENTET

  1. Humbja e postit te kryetarit eshte mjaft veshtire per tu perpi por humbja totale e pushtetit do te jete fillimi i fundosjes . F.Gj. eshte i vetedijshem per mangsite e veta ne politikeberje; ai u deshmua si lider pa ideale, pa principe e parime, pa vizion qytetarizmi e kombetarizmi, pa kod e kodeks. Liderat e tille e perllosin vete politikeberjen dhe angazhimin shoqrore duke e devalvuar ne skajshmeri , me rrushfete, kushtezime, punesime fantome e infuzione finansiare . Ndikimi i tyre perfundon me parat, me humbjen e alternatives te vetem te tyre…. pushtet!

  2. Ky lidhet me keda dhe futet kuda vetem ta shpetoj veten e tij nga hardhyqet qe i ka ba, edhe qe e esht dikush i fort ne pushtet vetem qe te mas te ket perfundimin mbas hekurave

Comments are closed.