Pa dashur që të tregohemi tendencioz, na duhet që institucioneve përkatëse komunale t’iu tërheqim vërejtjen për një fenomen i cili në Ulqin është bërë tepër i zakonshëm.
Sic mund ta kuptoni nga fotografia, bëhet fjalë për qëndrimin nëpër vende kyce të qytetit i reklamave të ndryshme, me javë ose muaj pasi ngjarja që reklamohet përfundon.
Bredhi i Vitit të Ri përpak sa nuk priti sezonin turistik në Ranë, dhe me të drejtë shqetësohemi se edhe me reklamën e panairit të librave, i cili ka gati një muaj që ka përfunduar, mund të ndodh dicka e ngjashme.
Askush nuk pret që reklamat të largohen të nesërmen e mbarimit të evenimentit, por qëndrimi i tyrë kaq gjatë tregon mosangazhim të institucioneve dhe prish imazhin e tyre.
Dhe e gjithë kjo mund të shmanget me vetëm pak vullnet.