U mbajt festivali i dhjetë i këngës për fëmijë

0

Mbrëmë me fillim në ora 20.00 u mbajt festivali jubilar, i dhjeti me radhë, i këngës për fëmijë.

Në këtë festival morën pjesë vogëlush nga Ulqini por edhe nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët para publikut shfaqen plotë 16 këngë në gjuhën shqipe dhe atë malazeze.

Prezantuesja e programit Dafina Teliqi, e ndihmuar nga vogëlushja Neira, falenderuan ato që bënë të mundur realizimin e këtij programi, komunën e Ulqinit, drejtorin e Qëndrës për kulturë Nail Dragën, menaxherin Cano Lazon, organizatorët artistik, jurinë , e sidomos të pranishmit për pjesmarrjen e tyre.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të komunës Fatmir Gjeka, spektatorët patën kënaqësinë që të shijojnë talentin madhështorë të fëmijëve nga Ulqini dhe rajoni.

Vendi i parë sipas jurisë i takoi Blinera Muzhakut me këngën “500 vjet këngë”, vendi i dytë i takoi Tamara Zhivkoviq me këngën “Najbolji prijatelji”, ndërsa vendi i tretë i takoi Alisia Fanit me kompozimin “Nina nana”.

Për tekstin më të mirë u përzgjodh kënga “Shiu i verës”, e kënduar nga Laura Shkreli.

Çmimi special “Fiqri Hasanaga” i takoi Nurije Kromes për këngën “Dardaleci”, me tekst dhe muzikë të Cani Lazos.