Operatorët turistik nga Polonia vizitojnë Ulqinin

0

Me rreth 70.000 fjetje të realizuara vitin e kaluar nga turistët polak, ky vend po pozicionohet si një ndër tregjet më të rëndësishme për ofertën turistike të Ulqinit.

Këto ditë nga Polonia në qytetin tonë kanë qëndruar një numër  operatorësh turistik, përfaqsues të sindikatavë dhe agjensive turistike, të cilët vizituan pjesët më atraktive të Ulqinit.

Valdanosi, Kalaja, Plazhi i Madh, Ada, janë atraksione që tërhoqën vëmendjen e vizitorëve polak, që në sezonin e ardhshëm pritet të jenë më të shumtë në numër.

Nga Organizata turistike e qytetit shprehin bindjen se numri i turistëve nga ky vend, do të ketë rritje të vazhdueshme në vitet a ardhshëm.