Ish vetëshërbimi në Ranë më në fund do të hiqet!

0

Në bazë të kërkesës së Sekretarijatit për mbrojtjen e pasurisë të Komunës së Ulqinit, përmbaruesi publik nga Ulqini Mitar Miroviq, ka sjell vendimin për heqjen e objektit të AD “Otrantkomerc” i cili gjendet në Plazhin e Vogël. Kërkesa Sekreatrijatit për mbrojetjen e pasurisë bazohet në vendimet e Gjykatës Themelore të Ulqinit dhe Gjykatës së Lartë të Podgoricës, të cilat pas një procesi shumëvjecar sollën vendimin në favor të Komunës së Ulqinit ku ndërmarrja AD “Otrantkomerc” është e obliguar të heq objektin.

Me përfundim të përmbaruesit publik është caktuar data 18.03.2015 ora 9.00, për zbatimin e vendimit për heqjen e objektit.

Sipas informatave që kemi, ndërmarrja AD “Otrantkomerc” në ditët e ardhshme do ta fillojë vetë zbatimin e vendimit gjygjsorë dhe për këtë do të angazhojë një firm private.

Lokacioni në pyetje është i përfshirë në plan dhe Komuna Ulqinit planifikon që at lokacion, cili ndodhet në zonën më atraktive të qytetit, ta qesë në ankand për shitje.