Arijan Murati: Kujt i shkojnë paratë për sport?

1

Këshilltari i Forcës Arijan Murati, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit për ekonomi dhe financa pranë Këshillit Kombëtar, ka kërkuar informata në lidhje me pagesat që Komuna e Ulqinit u ka bërë klubeve sportive në Ulqin dhe jashtë tij.

Kjo kërkesë përfshin periudhën e vitit 2014 dhe vitin në vijim deri në datën e dorëzimit të kërkesës, gjegjësisht 27. shkurt 2015.

Informatat, siç ka bërë të ditur në deklaratë për media, i kërkon me shkrim, në mënyre analitike, dhe për secilin rast posaçërisht.

1 Koment

Comments are closed.