50-vjetori i Sh.F. “Mareshali Tito”: Të ftuarit mahniten nga organizimi

0

Shkolla fillore “Mareshali Tito” filloi me punë në vitin 1968 dhe mbajti emrin si Shkollë e Dytë fillore , ndërsa nga viti 1972 e mban emrin I.P. SH.F. „Marshall Tito“.

Shkolla ka tri paralele të shpërndara , Paralelja e shpërndarë në Pistull, Zogaj dhe Darzë , në të cilat poashtu mësimi mbahet në dy gjuhë.

Kjo shkollë është me e madhja në Mal të Zi , në të cilën mësimi realizohet njëkohësisht në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe, kështu pra që nga fillimi i saj funksionon si shkollë dy-gjuhësore.

Që Nga themelimi i saj deri në ditët e sotme shkolla numëron rritje konstante të numrit të nxënësve (nga 829 që kishte në vitin shkollor 1968/69 deri në ditët e sotme, ku në vitin shkollor 2017/18 numëron  rreth 1200 nxënës!

Shkolla është e njohur për kujdesin ndaj multikulturalitetit dhe interkulturalitetit si brenda shtetit ashtu edhe jashtë tij!

Kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë në arsimimin dhe edukimin e mijërave nxënësve mbi 5300 nxënës, nga ku lindën një numër i madh intelektualësh nga sfera të ndryshme të jetës : doktorë shkencash, diplomatë, mjekë, artistë, punëtorë arsimi, afaristë etj.të cilët punojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Poashtu vlen të theksohet se shkolla dha kontribut në arsimimin e personave refugjat dhe të zhvendosur nga të gjitha anët e ish Jugosllavise gjatë kohës së luftës në vitet e 90-ta, si dhe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, dhe mu për këtë ka një nder të madh.

Shkolla jep kontribut të veçantë në arsimimin e RE popullates!

Viteve të fundit shkolla arrin rezultate të jashtëzakonshme kur është në pyetje mësimi inkluziv!

Shkolla ka bashkëpunim kvalitativ ndërkombëtar me : Qendrën Nansen Dialog, RF të Gjermanisë – dhe në këto baza shkolla është – shkollë partnere – për avancimin e gjuhës gjermane. Poashtu bashkëpunim të jashtëzakonshëm ka pasur edhe me OSCE, UNHCR, UNICEF si dhe me shumë organizata joqeveritare si brenda ashtu edhe jashtë vendit

Shkolla vëmendje të posaçme i kushton përparimit profesional të mësimdhënësve!

Shkolla organizon gara shkollore për nxënësit si dhe ka qenë mikpritës i një numri të madh garash si në nivel komunal ashtu edhe shtetror.

Nxënësit marrin pjesë rregullisht në gara shtetrore dhe ndërkombëtare, në të cilat kanë treguar sukses duke fituar edhe vendet kryesore si nga gjuha gjermane ,angleze, nga garat e sportit , artit, konkurse letrare dhe aktivitete të tjera garuese.

Shkolla boton revistat e veta dhe ato janë „ Fjala jonë“, „ Planeti i fëmijëve“, dhe „Dulcinea“ poashtu ka botuar edhe monografine e saj!

Parlamenti i nxënësve funksionon me sukses dhe është iniciator i shumë aktiviteteve.

Me përkrahjen e prindërve janë organizuar një numër i madh aksionesh humanitare për nxënësit e shkollës, për nxënës të shkollave tjera në Mal të Zi, si dhe për fëmijët e qendrës „Mladost“.

Shkolla këtë vitë poashtu konkuroi për së pari herë për çmimi prestigjoz “OKTOIH” dhe u rendit ndër të pestat shkolla më të mira ne Mal Të Zi që garuan për këtë çmim!

Fillimi i këtij viti shkollor ishte me shumë sfida si në aspektin arsimor dhe edukativ për institucionin tonë që solli reforma!                     .

Shkolla ka përmirësuar dhe ngritur në një nivel më të lartë cilësinë-kualitetin e mësimdhënies klasore dhe lëndore.                     .

Ka arritur të zgjerojë dhe të thellojë bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Arsimit, Entin për Arsim dhe Qendrën e Provimit të Malit të Zi.

Ka krijuar nje ambinet të këndshëm, të bukur dhe cilësor në të cilën qëndrojnë, mësojnë dhe punojnë nxënësit, arsimtarët dhe punonjësit tjerë!

Ka rregulluar oborrin e shkollës, parkingun për punonjësit dhe prindërit, parcelën pasqyrë, dhe ka filluar të rregullhet një park botanik prapa shkollës!

Shkolla ka konkuruar dhe fituar të hollat në projektin që është shpallur nga Ministaria e Sportit ne lidhje me përmisimin e kushteve në sallën e shkollës!

Qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i aktiviteteve sportive, sportit për fëmijë dhe të rinjëve në shkollë si dhe në komunitet sepse kjo sallë është e vetmja në qytet që përmbush standardet për disa sporte.

Eshte rregulluar dhe fituar për të parën herë klasën apo hapësirën multifunkcionale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ato që dëshirojnë të kenë qëndrim të zgjatur.

Kjo është paralelja e parë në Ulqin me qëndrim të zgjatur, dhe se vetem disa shkolla fillore në Mal të Zi e kanë të mundshme këtë.

Shkolla poashtu është e kyçur në projektin transnacional “Bujqësia urbane” për ndryshimin e qyteteve, me qytete partner si Pragu, Budapesti, Beogradi etjer!

Vlen të theksohet se në kete institucionin në kuadër të projektit për përkrahje dhe përcjellje të nxënësve të talentuar dhe me dhunti janë të organizuara aktivitete të ndryshme në afirmimin e tyre.  Në projektin me emrin “ Talenti im” kanë marrë pjesë një numër i madh nxënësish. Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të ndryshëm mes nxënësish dhe ofrimi i kushteve optimale për zhvillimin e aftësive të tyre. Kjo është mirëpritur nga nxënësit, prindërit dhe komuniteti.