37 vite nga tërmeti më shkatërrues në historinë e qytetit

0

Në ditën e sotme me 15 prill 1979 , në orën 7 e 15 minuta, Malin e Zi e goditi tërmeti i fuqishëm i cili shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe objekte.

Tërmeti pati fuqinë e 7 ballë Rihter, shkaktoi 101 viktima dhe dëmtoi mbi 60.000 objekte në tërë Malin e Zi. Pas tërmetit, rreth 80.000 perosna mbeten përkohësisht të pastrehë.

Edhe Ulqini pësoi dëme të mëdha , si në njerëz ashtu edhe në anën materiale. 8 vetë humbën jetën dhe u shkatërruan mjaft objekte , ndër to edhe hoteli i njohur Jadran, kurse dëmtime serioze pësoi edhe Kalaja.

Rikonstruktimi i bregdetit u bë i mundur pas ndihmave të mëdha nga vendet e ndryshme të rajonit dhe botës të cilët treguan një solidaritet të madh.