Po mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

0

Sot rreth orës 14:30 filloi seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit në të cilën po diskutohet lidhur me hipotekën për kredinë nga Atlas Banka për shlyerjen e pagave të punonjësve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj, si dhe lidhur me tenderin për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh.
Deri më tani u aprovua rendi i ditës i cili, në propozim të opozitës, u plotësua me pikën e tretë, Pyetje dhe përgjigje të këshillëtarëve. Në senacë gjithashtu u mbajt ekspozeu nga përfaqësuesi i Sekretarijatit për mbrojtje të pasurisë.
Vijon pushimi prej gjysëm ore për të anaëizuar materialin e prezantuar.