Fitore e madhe e Rrezart Cungut në turneun në Bosnje dhe Hercegovinë!!!

0

Në ndeshjen e sapo përfunduar në turneun profesional i cili po mbahet në Kiselak të Bosnjës dhe Hercegovinës , Rrezart Cungu arrin deri te fitorja e madhe kundër kroatit Mate Deliq bartësit të 6 të turneut dhe momentalisht lojtarit të 486 në botë. Rrezarti me një lojë të shkëlqyer dhe për më pak se një orë ( 56 min) arriti që me rezultat 6:1, 6:2 të fitojë kundër perfaqesuesit të Davis Cup reprezentacionit të Kroacis, dhe lojtarit i cili ishte në mesin e 150 lojtarëve më të mirë të botës.
Kjo ndeshje Rrezartin e kualifikon në çerekfinalen e turneut pasi që dje në gjiron e parë ishte më i mirë se tenisti boshnjak Nermin Fatiq (706), me rezultat 6:4, 7:5.
Pas orës 15:00 Rrezartin e pret edhe një ndeshje në double ku së bashku me bashkëlojtarin nga Maqedonija do të garojnë për gjysmëfinalen e turneut …
Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin