Forca: URA të informohet si duhet. Nuk konkuron Komuna për mjete por klubet

0

                  Kumtesë për media        

Në një deklaratë të përfaqësuesve të formacionit politik Ujedinjena Reformska  Akcija -URA është ngritur një akuzë qesharake sikur Forca e Re Demokratike ka neglizhuar sportin në Komunën e Ulqinit.

Ne na gëzon fakti që ky formacion politik po flet për herë të parë  për sportin në Ulqin sepse nuk e kemi dëgjuar më parë.

Urojmë që edhe në të ardhmen të tregojnë interes dhe vëmendje për sportin e Komunës së Ulqinit.

Lidhur me pretendimet e tyre të rreme lidhur me ndihmë që i kemi dhënë sportit, është e kot të flasim se flasin vetë veprat.

Në deklaratën e tyre ato akuzojnë Komunën që klubet e jona sportive nuk kane konkuruar per  mjete finaciare tek Ministria e Sportit. Se si arriten tek ai perfundim e kane te qarte vetem ato dhe me kete nënçmojne të gjitha klubet e Ulqinit,  thua se jane të paaftë që të konkurojnë tek Ministria , por duhet Komuna të konkuroj për to.

Ne nuk i dimë arsyet se pse klubet tona nuk kanë konkuruar, por  është e palogjikshme që të akuzohet Komuna e cila ka kontribuar maksimalisht në zhvillimin e sportit.

Nuk ka nevojë të flasim në, mjafton të pyeten sportistët për të treguar se si ka qenë dhe si është gjendja. Shumë ende ngelet për t’u bërë për sportin ulqinak, megjithatë ne jemi në drejtimin e duhur dhe asnjë parti politike nuk ka bërë më parë sa ne në këtë sektor.

Publikisht e ftojme kete grupacion qe te na tregojne bile edhe nje veper qe kane bere per sportin e Ulqinit gjate dy viteve qe ishin ne pushtet.
Mirëpo në këtë reagim dëshironim të ndaleshim dhe flisnim më shumë për komentet që ata bëjnë lidhur me qëndrimet politike që mban kryetari i Forcës për zhvillimet politike në rajon.

Për sa i përket talljes që i bëjnë qëndrimeve tona për zhvillimet politike në Maqedoni, ne nuk presim që përfaqësuesit shqipfolës të formacionit politik Ujedinjena Reformska Akcija – URA ta kuptojnë çfarë do të thotë shqetësimin dhe solidaritet mbarëkombëtar. Ata nuk kanë se si ta kuptojnë që ne jemi parti Shqiptare dhe kemi vëmendje dhe ndjeshmëri të madhe jo vetëm për gjendjen e Shqiptarëve të Malit të Zi për gjendjen e Shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Preshevë, e kudo ndodhen në diasporë .

Por këtë nuk kanë se si ta kuptojnë aleatët e partive nacionaliste serbe dhe që në kryesi të partisë kanë autorët e enciklopedisë raciste që fyen e poshtëron shqiptarët.

Po ashtu djelmoshat e Ujedinjena Reformska Akcija –URA duke mos e njohur dhe vlerësuar historinë e kombit shqiptar, nuk ka se si ta kuptojë rëndësinë që ka për ne shqiptarët aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimor.  Pra nuk iu vëmë faj që ata nuk e kuptojnë dot se për ne shqiptarët kudo që jetojmë orientimi ynë gjeopolitik drejt Bashkimit Evropian ne NATO-s është vendimtar.Këtë gjë nuk e kuptojnë dot sepse janë pjesë e një blloku opozitar që merr urdhra nga Beogradi e Moskva dhe që po bën çmos që të pengoj e frenoj integrimin Euro-Atlantik të Malit të Zi .

Per kete arsye me kete reagim e nderprejme polemiken me kete grupacion ,ndersa qytetaret ne fund do te cmojne veprat dhe fjalet tona si per sport ashtu edhe per politike globale.

 

Press shërbimi – FORCA