Rama uron Cungun: Urimet për progres të Komunës së Ulqinit, si dhe të Komunës më të re fqinje, asaj të Tuzit.

0

“Me këtë rast, duke Ju uruar që kjo ditë të jetë sa ma mbresëlënëse për të gjithë
pjesëmarrësit në Kuvend dhe në koncertin festiv, shpreh urimet më të mira për progres të
gjithanshëm të Komunës suaj, si dhe të Komunës më të re fqinje të Malit të Zi, asaj të Tuzit”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dërgoi letër urimi Kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut me rastin e Ditës së Ulqinit.  Letrën e përcjellim në tërësi.

I nderuar zoti Kryetar i Komunës së Ulqinit
I dashur Nazif,

Të falënderoj shumë për ftesën e përzemërt pëR të qenë së bashku në
Kuvendin solemn të Komunës së Ulqinit, për nderë të Ditës së Ulqinit.

Do të dëshiroja shumë të isha bashkë me Ju vëllazërisht, me gjithë banorët
e Ulqinit, mesditën e 1 prillit, në qendrën Tuaj kulturore, por për shkak të
agjendës së punës, të planifikuar kohë më parë, e kam të pamundur pjesëmarrjen time.

Me këtë rast, duke Ju uruar që kjo ditë të jetë sa ma mbresëlënëse për të gjithë
pjesëmarrësit në Kuvend dhe në koncertin festiv, shpreh urimet më të mira për progres të
gjithanshëm të Komunës suaj, si dhe të Komunës më të re fqinje të Malit të Zi, asaj të Tuzit.

Me urimet më të mira për Ju,
Edi Rama