Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e parkut publik në Katërkollë

0

Në kabinetit e Kryetarit të Komunës Nazif Cungu, ku ishin të pranishëm përfaqesuesit e diasporës nga Shoqata Shqiptaro -Amerikane Ana e Malit në New York z. Ismet Kurti dhe Albert Salaj, përfaqësuesit e BL. Katërkollë Sabri Salaj dhe Safet Taipi, Kryetari i BKA-së Kabil Kurti dhe përfaqësuesi i KF. Ana e Malit Kabil Hoxha, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe diasporës për ndërtimin e “Parkut Publik” në të cilën parashihen ndërtimin i terenit për futboll të vogël , terenin e basketit dhe terenin e tenisit, këndin e lojrave për fëmijë si dhe infrastukturën përcjellëse. 

Për realizimin e një investimi të tillë u ra dakort që të bëhët në disa faza dhe të jetë një investim i përbashkët Komuna e Ulqinit – Diasporë.
Kryetari i Komunës ju bëri një elaborim të gjendjes së përgjithshme në të cilën ndodhet Komuna , projektet në realizim dhe mundësite e projekteve dhe hapsirave që diaspora mund të investojë dhe ta vazhdojë thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha tjera. Përfaqësuesit nga diaspora falenderuar kryetarin për mikëpritjen dhe duke dhënë sugjerimet dhe vlerësimet e tyre premtuan bashkëpunim më institucionet e vendit dhe investime publike edhe në disa fusha tjera. 

Në fund nënshkruesit e memorandumit dhënë deklaratat pë media, ku folën edhe projekte tjera në të ardhmen.