Sot në Komunën e Ulqinit u nënshkrua kontrata me kompaninë Hydrophil GmbH nga Austria , kompani e renditur e para në tenderimin për zgjedhjen e konsultantit për implementimin e masave investuese në Ulqin.
Marëveshtja u nenshkrua nga kryetari i Ulqinit Nazif Cungu,Drejtori ekzekutiv i Vodacomit Boris Vukoviq dhe Presidenti i kompanisë Hydrophil GmbH Gerald Eder.
Kryetari Cungu dhe nenshkruesit e tjerë, vlerësuan lartë nenshkrimin e mareveshtjes.
Me përfundimin e procedurës së tenderimit dhe nenshkrimit të marëveshtjes me vlerë 1.538.426,97 euro krijohen kushtet e domosdoshme per vazhdimin e aktiviteteve per avansimin e furnizimit me uj dhe infrastrukturës se kanalizimit ne Komunën e Ulqinit.
Me marrëveshje është e paraparë që faza projektuese të zgjasë më pak se një vit, pas së cilës do të fillojë hapja e tenderave për fillimin e punimeve. Koha e përfundimit të këtij projekti madhor dhe vital për zhvilllmin e Ulqinit parashikohet të jetë marsi i vitit 2020.