Zëri i Amerikës: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Malin e Zi (video)

0

Pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar dhe pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në Parlamentin e Malit të Zi nisi përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

Analistët e pavarur në Mal të Zi e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament ku, siç shprehen ata, 25 vjet pas shumëpartizmit realizohet një nga të drejtat më themelore të pakicave në vend. Këtë vendim e mbështetën edhe partitë e spektrit politik malazezë, ndërkohë që partitë proserbe në Mal të Zi e kundërshtojnë vendimin duke e cilësuar atë si një instrumentalizim i partisë në pushtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.