Dan: Prokuroria po heton kontratën e Gjekës dhe Sarvan me kompaninë Copyright

0

Inspeksioni financiar ka disa ditë që po kontrollon dokumentacionin e Organizatës Turistike të Ulqinit, ku në shënjestër është kryesisht kontrata e dyshimtë me kompaninë Copyright  nga Budva dhe zhdukja e 3000 eurove nga kasaforta vitin e kaluar, për cka akoma nuk është gjendur fajtori. Kontrata me kompaninë nga Budva me vlerë 27.000 , ka kohë që tërheq vëmendjen e organeve shtetërore, prej kohës kur në krye të saj ndodhej Zana Sarvan.

Sipas kësaj kontrate, ish kryetari Gjeka i ka kaluar obligimet që Budva i detyrohej Ulqinit, në kompaninë Copyright, pronar i së cilës është biznesmeni kontrovers nga Budva Marko Kentera.
Arsyetimet për këtë, sipas kontratës, janë detyrimet e këtyre dy komunave ndaj kompanisë Copyright. Në rastin e Ulqinit Organizata Turistike i detyrohej kësaj kompanie shumën prej 27.500 euro, por sipas Prokurorisë nuk ka provë reale që e vërteton këtë borxh.

Në emër të komunës kjo kontratë është nënshkruar nga ish kryetari Fatmir Gjeka dhe ish drejtoresha e OT-së Zana Sarvan.