Rrezart Cungu fitues i turneut HEAD Cup Bruchköbel në Gjermani

0

Sot u luajt finalja e kategorisë single në turneun HEAD Cup (ITF Junior) Bruchköbel  në Gjermani, ku tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu, triumfoi me rezultatin 6:4, 6:2 kundër zviceranit Henry Von der Schulenburg dhe shpallet fitues i dyfisht i këtij turneu, në single dhe double.

Ky padyshim është njëri ndër rezultatet më të mira të sportit të Ulqinit në përgjithësi këto vitet e fundit.

Javen e ardhshme Cungu do marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të rradhës në Ceki.