Beçanoviq përkrah fjalorin e CANU: As nuk më bje ndërmend të propozoj tërheqjen e tij

0

Tatjana Beçanoviq anëtarja e Këshillit Qëndror të URA-s ,deklaroj dje për Evropën e lirë se Fjalori i CANU është ngjarja më e rëndësishme në
Mal të Zi, dhe se ajo qëndron pas tij edhe profesionalisht dhe shkencërisht.
Ajo tha se tërheqjen e fjalorit duhet ta propozojë Këshilli i përpunimit të fjalorit, dhe asaj si kryetare e këtij këshilli as nuk i bie në mend të bëjë diçka të tillë.
Po ashtu për Evropën e lirë Beçanoviq deklaroi se këtë “aferë” e paska inskenuar PDS dhe partitë e pakicave, çka duket thënie e pamenduar mirë dhe tejet hipokrite, duke pasur parasysh autorët e fjalorit. Arsyet që Beçanoviq ne këtë rast të përdor metodën “ta hedhesh gurin dhe ta fshehësh dorën” mund të jenë vetëm politike, pasi nuk kanë mbështetje në realitet.

Tërheqjen e fjalorit e ka kërkuar edhe deputeti i Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq, i cili poashtu për Evropën e Lirë e quajti skandaloz përdorimin e termave të tillë fyes ndaj shqiptarëve dhe fesë islame, kurse Luigj Shkrela i PDS tha se e ndien veten të fyer nga fjalët e përdorura në fjalor.

Kujtojmë që pas shkrimit të portalit Lajm.me ku përmenden anëtarët e këshillit të fjalorit, çka vërtet ishte një skandal, Këshilli Komunal i URA-s në Ulqin përdori të njëjtën “strategji të gurit” dhe në vend që të reagojnë për fjalorin , u vërsulën në partitë shqiptare nëpërmes portalit malazez të përkthyer në shqip ul-info.

Se pse URA-s më tepër i pengojnë partitë shqiptare  se sa fjalori skandaloz i CANU, është ndoshta indikatori më i mirë i qëllimeve
të tyre politike.